Kjo është vizita e parë e një zyrtari amerikan të nivelit të lartë në këtë vend gjatë tri dekadave të fundit. Gjatë qëndrimit në Bejrut, Biden do të takohet me zyrtarët vendas. Vizita synon të forcojë mbështetjen amerikane për Libanin e pavarur, sipas Shtëpisë së Bardhë. Udhëtimi i Biden zhvillohet dy javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, që cilësohen tepër të rëndësishme për vendin.