Lezhë – Rama: djegia e kutive do të djegë negociatat pozitë-opozitë

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimet që ka zhvilluar sot me bazën socialiste të Rrëshenit dhe Lezhës, duke shtuar se në një rast të tillë “do të digjeshin negociatat pozitë-opozitë”. Më tej, ai ka pohuar se opozita duhet të protestojë kundër qeverisë, duke u bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të selisë rozë se “qeveria bie vetëm me protesta”. Sipas Edi Ramës, 1 milionë të papunë është shifër tepër alarmante, e cila mjafton për ta rrëzuar qeverinë. “Çmimet e konsumit janë rritur dhe jeta është bërë akoma më e vështirë. Gjithë kjo, duhet të marrë një përgjigje”, tha mes të tjerash Rama.

Advertisement