Deklarata është bërë nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë takimit të zhvilluar dje me strukturat e LSI-së në qytetin e Lezhës. Takimi i kreut të LSI-së është zhvilluar në kuadër të ristrukturimit të partisë dhe përgatitjes për zgjedhjet e lokale. Nisur nga kjo, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, theksoi se “zgjedhjet lokale po trokasin” dhe objektivi i LSI-së është fitorja në një pjesë të mirë të bashkive dhe komunave në vend. “LSI synon fitoren në 100 komuna, 20 bashki, në tre qarqe duke, si dhe 1500 këshilltarë”, ka deklaruar Meta, në fjalën e tij. Kreu i LSI-së shoqërohej në këtë takim nga zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, si dhe nga drejtues të tjerë të LSI-së.