Lezhë | Kryeministri Berisha: përpara drejt zhvillimit dhe integrimit

“Në rrethin e Lezhës, në katër vitet që vijnë, do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo kilometër rrugë”, deklaroi sot Kryeministri Sali Berisha. I pranishëm në inaugurimin e rrugës Shën Koll-Tale-Hidrovor në Lezhë, me gjatësi mbi 6 kilometra dhe vlerë investimi 136 milionë lekë, kreu i ekzekutivit e konsideroi të domosdoshme ndërtimin e autostradës Shkodër-Milot. Berisha tha se, ”unë jam i vetëdijshëm se kemi prapë shumë punë pë të bërë, infrastrukturë të rëndësishsmë për të ndërtuar, pasi është e domosdoshme të ndërtojmë dhe rindërtojmë rrugë në të katër anët e këtij qarku”. Sipas tij, rruga para së gjithash jep për qytetarët, gjënë më të çmuar, kohën, duke shtuar se, “çdo dollar i investuar në rrugë, jep 5 dollarë fitim mbrapa”. Kreu i ekzekutivit nënvizoi se, “ne kemi zgjedhur moton tonë Përpara, sepse ne duam të ecim me shpejtësi drej infrastrukturës rrugore, drej mirëqënies më të madhe, drejt integrimit më të shpejtë”. “Por në memorien tonë janë të freskëta orët e zgjatura pa energji, situata e furnizimit me ujë të pijshëm, kur pensionistët merrnin 3400 lekë pension, kur rrugët ishin të shkatërruara dhe nuk kalheoj nëpër to. Sot unë shëtis, vizitoj zonat rurale, ku fermerët kërkojnë furnizimin me energji, pasi fermat e tyre po shndërrohen në biznese. Unë ju garantoj ju se ne do të investojmë që fshati më i largët të marrë enegjinë si në lagjet e qytetit”, tha Berisha. Në fjalën e tj, Kryeministri nuk la pa përmëndur edhe mbështetjen për fermerët shqiptarë. “Gjatë këtyre viteve ne kemi financuar 42 mijë femerë, 4 vitet që vijnë, në qoftë se dhamë 56 milionë dollarë, do t’u japim 165 milionë dollarë që ju të lulëzoni dhe më shumë fermat tuaja”, deklaroi Kryeministri Berisha. Duke u ndalur te zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha tha se, “të rinjtë dhe të reja, gratë dhe burrat e këtij qarku, qytetarët e mrekullueshëm të Lezhës e kanë provën e madhe. Çdo qytetar i këtij qarku dhe mbarë kombit shqiptar presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë”.

Advertisement