Një grabitje ka ndodhur rreth orës 11:00 pranë një filiali banke në qytetin e Lezhës. Të dhënat e para bëjnë të ditur se një punonjës i postës shqiptare i shoqëruar nga dy punonjës të tjerë, është grabitur nga persona te maskuar ende të paidentifikuar. Mësohet se grabitësit kanë shtënë në ajër në momentin kur kanë rrëmbyer lekët dhe se shuma e grabitur është 5 milionë lekë të reja, te cilat mendohet se ishin destinuar për pensionet. Janë ende të paqarta shumë detaje të ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe ka nisur kontrollin për arrestimin e mundshëm të autorëve të grabitjes.