Kreu i ekzekutivit gjatë ceremonisë së inaugurimit tha se Shqipëria është vendi që po tërheq investimet më të mëdha në fushën energjetike në Ballkan, duke e konsideruar fillimin e punimeve për këtë park energjetik si një gurë themeli për tu shndërruar në një superfuqi të madhe energjetike rajonale. “Vetëm 4 muaj më parë, me Kryeministrin e Italisё Silvio Berluskoni ne firmosëm 2.5 miliard euro investime italiane nё Shqipëri. Por Shqipëria ёshtё vendi qё po tërheq investimet mё tё mёdha nё Ballkan nё fushën energjetike. Shqipёria, me gurin e themelit qё po hedh sot, kёtu, ka hedhur gurin e themelit për t’u shndërruar nё njё superfuqi tё vogël energjetike rajonale”- tha kryeministri Berisha. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, një investim ky i grupit “Marseglia”, ambasadori italian në Tiranë Saba Delia u shpreh se projekti tregon fuqinë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë dhe se raporti mes dy vendeve në sektorin ekonomik dhe jo vetëm është vërtet i veçantë, duke shprehur bindjen se në shumë pak kohë Shqipëria do të shndërrohet në një vend eksportues i energjisë.