Deklaratën, Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e bëri në Kuvendin e Partisë Demokratike në Lezhë ku tha se mosnjohja e zgjedhjeve nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e nderon. “Mosnjohja e zgjedhjeve nga Edi Rama, më nderon. Unë i them Edi Ramës, kurrë mos i njih zgjedhjet. I them Edi Ramës, ti, ke lustruar bustet e Enver Hoxhës tërë fëmijërinë tënde dhe ke të rrënjosur mendësinë e bllokmenit”, deklaroi Berisha. Më tej, ai tha se zgjedhjet e 28 qershorit janë të bekuara dhe theksoi se ato u certifikuan nga opozita. “Rezultati i këtyre zgjedhjeve u firmos nga 18 mijë komisionerë të Partisë Socialiste”, tha më tej Berisha. “Arritja më e madhe në karrierën time janë padyshim këto zgjedhje. Ne, ia dolëm të votonim me dinjitetin më të madh. Tani, ne i lëmë shqiptarëve një trashëgimi të shkëlqyer”, theksoi në vazhdim Berisha.


