Lezhë – 14 vjecari plagos bashkëmoshatarin e tij

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas orës së tretë të mësimit, kur 14 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar ndaj shokut të tij të klasës Mario Markaj. E shtëna ka alarmuar mësuesit dhe nxënësit e tjerë të cilët kanë hyrë menjëherë në klasë dhe kanë gjetur aty dy të miturit, njëri prej të cilëve në gjëndje të rëndë. Menjëhere nxënësi i plagosur me armë është dërguar në drejtim të spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ndërkohë 14 vjecari tjetër ka qenë mjaft i tronditur duke mos arritur të shpjegojë se cfarë kishte ndodhur. Ngjarja e rëndë ka lënë pa fjalë, Drejtorinë e shkollës, dhe komunitetin, por vazhdojnë të jenë të pashpjegueshme rrethanat në të cilat njëri prej djemve kishte poseduar një armë zjarri dhe me të kishte arritur të futej në ambjentet e shkollës. Forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement