Leskaj zgjidhet Zv/Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Në hapje të sesionit dimëror, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka zhvilluar zgjedhjet për President dhe Zëvendëspresident të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në këto zgjedhje zonja Valentina Leskaj është zgjedhur Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Asambleja Parlamentare e KiE përbëhet nga 47 vende anëtare që përfaqësohen nga 642 deputetë gjithsej.

Advertisement