Lër duhanin me trajtim lazer

Tuesday, December 9, 2025

Të paktën 80% të pacientëve kanë hequr dorë nga duhanpirja pas të paktën dy muajsh trajtimi. Procedura e akupunturës me lazer relizohet tek duart, veshët, hunda dhe kyçet për të reduktuar stresin dhe thuhet se heq nikotinën nga trupi dhe minimizon nevojën për të thithur duhan. Richard Turnball, sipërmarrësi i këtij trajtimi me lazer thotë: “Po përpiqemi të ndihmojmë njerëzit që kanë provuar të lënë duhanin me metoda të ndryshme e nuk ja kanë dalë mbanë”. Trajtimi një orësh që kushton 295 pound synon të stimulojë nëpërmjet lëshimit të endorfinës, pjesët e trupit të cilat ndiejnë nevojë për nikotinë. Në këtë mënyrë zvogëlohet nevoja për nikotinë dhe rivendoset një balancë në trup. Richard Turnball pretendon se këtë trajtim e kanë përdorur edhe më parë tek pacientë që luftonin varësinë ndaj kokainës dhe abuzimi nga alkoli.

Gjithsesi shkencëtarët janë skeptikë për këtë mënyrë trajtimi . Sipas tyre nuk ka asnjë fakt që terapia me lazer funksionon në lënien e duhanit. Martin Dockrell nga ACTION ON SMOKING ka thënë: ”Ka metoda efikase që të ndihmojnë të lësh duhanin dhe janë të githa të publikuara për çdokënd që dëshiron t’i ndjekë”. Sigurisht që priremi te besojmë shkencëtarët, por edhe ideja e trajtimit me lazer do të n’a pëlqente e ndihmonte shumë nëse do të funksiononte.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -