Leonora Jakupi bashkëpunon me këngëtarin e njohur shqiptar

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Leonora Jakupi, pas bashkëpunimit me këngëtarin Ramadan Krasniqi ka lajmëruar edhe një bashkëpunim të radhës me një këngëtar shumë të njohur.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një fotografi pranë këngëtarit Sabri Fejzullahu dhe ka shkruar: “Së shpejti një duet me artistin, kolegun e respektuar!”.

Advertisement

Në fakt, Jakupi ka vendosur të jetë aktive në muzikë kohët e fundit sepse pati një largim për disa kohë dhe me bashkëpunimet e reja duket se ajo është shumë entuziaste për t’u pritur më së miri nga publiku shqiptar.