Aktori i njohur Leonardo di Caprio ka hyrë në historinë e çmimeve “Oscar”, sepse atë e ka fituar pas një karriere shumë të gjatë dhe të suksesshme. Leonardo është nominuar më herët për pesë vite të njëpasnjëshme derisa arriti në fitore. Së fundmi, ka ndodhur diçka jo shumë pozitive për aktorin, i cili realizoi qindra filma deri në ngritjen e një kupe. Ishte viti 2016 kur aktori tjetër Marlon Brando “i pasoi” kupën Di Caprios për filmin “The Revenant”. Kupa është e prodhuar nga malazezi Jho Low, i cili prej një periudhe të shkurtër kohore ishte nën vëzhgimin e forcave policore. Tashmë, prokuroria ka vendosur që të sekuestrohen të gjitha investimet e Low-t, përfshirë këtu dhe kupat e prodhuara për çmimet “Oscar”. Kjo gjë do të detyrojë dhe Di Caprio-n të dorëzojë kupën tek autoritet, sepse është pjesë e këtij investigimi. /Tring/