Leo krah një tjetër bjondeje

Është e ditur se Leonardo DiCaprio ka një dobësi të veçantë për bjondet dhe kjo vihet re nga disa ish-të dashura të yllit hollivudian.

Edhe këtë herë, 41-vjeçari ka gjetur një tjetër femër tërheqëse me të cilën u fotografua fare pranë, gjatë festës së mbajtur pas ndarjes së çmimeve BAFTA.

Advertisement

Në disa foto të publikuara nga “DailyMail”, ai shfaqet shumë pranë prezantueses irlandeze, Laura Whitmore.

Dyshja u shfaq gjatë gjithë mbrëmjes bashkë dhe sipas gazetës “The Sun”, DiCaprio i kërkoi Laurës që të ngjitej në dhomën e tij pas festës. Një burim tha për gazetën se ylli i “Revenant” dukej se e kishte humbur pas prezantueses.

30-vjeçarja besohet se bashkë me disa miq të tjerë të DiCaprios e vazhduan festën në suitën e tij. Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një tërheqje momentale mes dyshes, apo një histori e re dashurie.