Leku vazhdon të forcojë pozitat ndaj valutave kryesore

Në tregun e këmbimit valutor, Leku po vijon të forcojë pozitat në këmbim me valutat kryesore euro dhe dollarë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të shtunën për 139.50 lekë, ose 0.03 lekë më lirë se të enjten.

Advertisement

Ekspertët vërejnë se sezoni turistik po vazhdon të japë efekte në drejtim të forcimit të lekut, ndërkohë që edhe reflektimi i ecurisë së bursave ndërkombëtare, ku euro është zhvlerësuar lehtë ndaj dollarit, është një arsye tjetër. Leku ka fitur pikë edhe ndaj monedhës së gjelbërt amerikane.

Dollari amerikan, këmbehet sot me 121.95 lekë ose 1.31 lekëmë pak se një ditëmë parë.