Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve Artan Lame u bëri thirrje qytetarëve të vetëdeklarojnë ndërtimet pa leje brenda 31 janarit, që është afati i fundit i vendosur nga qeveria, pasi pas kësaj date do të ashpërsohen masat për ndërtimet pa leje.
“E bëmë këtë shtyrje me qëllim që t’u jepnim mundësi sa më shumë qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizimit. Kjo shtyrje afati , theksoi Lame, do të favorizonte edhe emigrantët të cilët kthehen në fund të vitit në Shqipëri. Shtyrja e afatit u bë edhe për shkak të fluksit të qytetarëve në sportelet e ALUIZNI-t. Lame tha se jemi të gjithë dëshmitarë të përpjekjeve të jashtëzakonshme që po bën qeveria për kontrollin e territorit.
Në konferencën për shtyp në krah të kreut të ALUIZNI-t, edhe Kryeinspektorja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici parashtroi ndryshimet ligjore që parashikohen në Kodin Penal, që do të hyjnë në fuqi me datën 1 shkurt.Drejtori i Përgjithshem i ALUIZNI- t Artan Lame Foto Flor Abazi (1)
Sipas Bicit, prioritet është mbrojtja e territorit në Republikn e Shqipërisë. Krahas prezencës sonë në të gjithë vendin mbrojtja e territorit, tha Bici, është shoqëruar edhe me ndryshime legjislative, që do të hyjnë në fuqi më datën 1 shkurt. Ndryshimet tha ajo, heqin konceptin e gjobës për ndërtimet pa leje dhe vendosin dënimin me burg. Po ashtu, Bici tha se kemi ndryshime edhe në masën e dënimit nga 1-5 vite burg. Dënim me 3 vite burg, theksoi Bici, parashikohet edhe për ata që ndihmojnë dhe asistojnë në ndërtime të paligjshme. Ashpërsimi i masave synon frenimin e ndërtimeve pa leje në vend.