Legalizimet, Lame: Falas për ndërtimet 2009-2014

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame tha të premten paradite gjatë një konference për  shtyp se “Proçesi i legalizimeve do të jetë falas për këdo që ka ndërtuar nga janari i vitit 2009 deri në korrik të  vitit 2014″.

Ftoj qytetarët të vijnë të bëjnë deklarimet, përkatëse, u shpreh Lame, ndërsa dha disa detaje në lidhje me proçesin e legalizimeve, duke nenvizuar se, “legalizim falas do të ketë edhe për 21 mijë familje ish-pronarësh që nuk i zotëronin pronat e tyre”.

Advertisement