LeAnn Rimes pi 40 tableta në ditë

Bukuria kushton! LeAnn Rimes ka zbuluar në një intervistë se cfarë bën për të ruajtur pamjen e saj të mrekullueshme.
32 vjecarja ka folur lidhur me rutinen e saj për të ruajtur trupin dhe lëkurën , duke surprizuar të gjithë fansat me mundimin që ajo heq.
“Jam tifoze e vitaminave. Pi thuajse 20 tableta në mëngjes dhe 20 në darkë, vaj peshku, vitamina shtatëzanie etj. Kam një herbalist që më ndihmon me këshillat e tij dhe unë i ndjek me shumë rigorozitet.”
Më pas Rimes merret me ushtrimet që i bën në palestrën e saj personale, në shtëpi.
Ndërkoha ajo ka gjetur zgjidhjen e edhe për të patur gjithnjë një lëkurë të nxirë, pasi edhe për këtë ka blerë paisjet e nevojshme.
“Mua dhe asistentes time na pëlqen të kemi lëkurë të nxirë dhe prandaj e kemi blerë vetë makinerinë që duhet. Kështu kursejmë shumë më shumë. E përdorim rreth 1 ose 2 herë në javë.”

Advertisement