Lea Michele, ylli i GLEE e gjen rrugëdaljen nga errësira në video-këngën e saj më të re “Cannonball”. Ky është singëll nga “Louder”, albumi debutues i këngëtares që do të publikohet më 28 Shkurt. Videoja mban regjinë e Robert Hales dhe ka në qendër fillimet e reja duke shërbyer kështu si metaforë e jetës së vërtetë të Michele. Kujtojmë se ajo vazhdon të vuajë vdekjen e të dashurit Cory Monteith, i cili humbi jetën nga overdoza vitin e shkuar.

Gjejeni edhe ju dritën duke shijuar videon e CANNONBALL më poshtë.

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/H-KhJmh074A&showinfo=0&rel=0]