Aktorja që po rrit 6 fëmijë me partnerin Brad Pitt ka deklaruar se do t’i lërë fëmijët të vendosin vetë nëse do të duan të ndjekin gjurmët e saj apo jo. “Nuk jam nga ato nëna që drejtoj dhe imponoj fëmijët e mi. Por sigurisht u tregoj kur shkoj në një udhëtim, ku po shkoj dhe përse. Në disa raste i kam marrë me vehte në disa kampe refugjatësh. Gjithashtu shkojnë shpesh nëpër vendet e tyre të lindjes. Shpresoj që të jetojnë dhe të shikojnë jetën ashtu siç është, jashtë Hollywood-it. Nëse do të jetojnë në botën reale dhe do të kalojnë kohë me miq të racave të ndryshme e me backgrounde të ndryshme, padyshim që do i shohin gjërat ashtu siç janë”,- ka thënë aktorja.