Vazhdojnë kontrollet e banesave dhe ambjenteve përreth në fshatin Lazarat, që po kryhen nga Forcat e Policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, Renea e FNSH, për kapjen e katër pesonave të cilët sulmuan me armë patrullën e policisë së Gjirokastres. Rreth orës 09.00, në fshatin Lazarat, në vendin e quajtur “Përroi i Haliqit”, gjatë kontrollove në një tunel u gjetën të fshehura dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale 12 kallëpe lëndë eksplozive tritol, me peshë totale 12 kg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprimet e mëtejshme parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.