Policia e Shtetit njofton se gjatë ditës së sotme deri në këto momente nga strukturat e Policisë së Shtetit është ushtruar kontroll në territorin e 7 banesave në fshatin Lazarat.
Në banesat e kontrolluara janë gjetur dhe asgjësuar rreth 1.5 ton hashash dhe rreth 2000 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Gjithashtu, janë sekuestruar 3 armë zjarri automatikë, është sekuestruar 1 armë gjahu cifte, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni. Burimet e Policisë gjithashtu theksjnë se vijon kryerja e veprimeve procedurale nga grupet e ekspertëve në terren. Njëherazi vijon edhe operacioni i forcave të policisë.