Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Gjirokastrës, sipas të cilave kjo sasi droge po transportohej me një furgon nga Lazarati në drejtim të Sarandës dhe se ka mundur të bierë në prangat e policisë drejtuesi i tij. Ai është 26-vjeçari Niko Fuqi, lindur dhe banues në fshatin Andon Poçi të Gjirokastrës, i cili në vendin e quajtur Ura e Gajdarit e ka kuptuar që po e ndiqte policia dhe është mundur të largohej me shpejtësi për t’i shpëtuar asaj, por më pas u kap në flagrancë. Forcat policore kanë konstatuar në momentin e ndalimit të automjetit benz furgon me targa GJ 13 41 B, se brenda tij ndodheshin 10 çanta shpine me ngjyrë të zezë si dhe 13 thasë plasmasi ku brenda tyre kishte pako në formë cilindrike të mbështjella me natriban të mbushura me lëndë narkotike e llojit marijuanë. Pas peshimit të lëndës narkotike rezultoi se pesha e saktë ishte 340 kilogramë marijuanë e presuar. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet proceduriale si sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i automjetit në cilësinë e provës materiale si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.