Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar për 10 nga të pandehurit e dosjes “Lazarat 2014”.
Gjykim të shkurtuar ka kërkuar edhe i pandehuri Gate Mahmutaj, por për kërkesën e tij, gjykata do të shprehet më vonë.
“Lazarat 2014” përfshin 16 të akuzuar, të cilët kundërshtuan me armë policinë në operacionin masiv antikanabis të vitit të kaluar.
I gjithë grupi është nën akuzë për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Procesi gjyqësor ka nisur që më 8 korrik të këtij viti.