Lamtumirë “Grey’s Anatomy”

Wednesday, December 17, 2025

Në shtator, në Shtetet e Bashkuara, do të transmetohet sezoni i tij i tetë: “Ky do të jetë sezoni i fundit për mua. Nuk e di për personazhet e tjerë në do të vazhdojnë apo jo, por për mua ka marë fund!”,- ka thënë Patrick Dempsey për Vanity Fair. I pyetur nëse ndihet i lehtësuar apo ndjen keqardhje aktori është përgjigjur: “Ndjenjë e çuditshme. Në një kuptimin ajo ishte një histori e madhe, një pjese e jetës sime, por nuk mund të duroj më”. Dempsey ka kujtuar dhe ditën e parë të punës: “Kur xhironim episodin e parë ishim të gjithë shumë të entuziazmuar, por kishim edhe frikë duke mos ditur se si do të shkonte”. Por sigurisht kur i jepet fund një projekti natyrshëm vijnë pyetjet mbi projektet e ardhshme. Çfarë lloj filmash do të dëshirojnte të luante në këtë fazë të re të karrierës? “Kurrë më komedi romantike. Nuk kam më moshën e duhur, nuk jam më i interesuar dhe nuk ndjehem i qetë. Jam më shumë i interesuar për filmat aksion”. Dhe në fakt Patrick do të shfaqet në “Transformers 3: Dark of the Moon” në kinema nga 29 qershori.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -