Lamtumirë Mr. Bean

Tuesday, December 16, 2025

Rowan Atkinson i thotë lamtumirë rolit që për vite i ka dhënë famën. Megjithatë aktori komik anglez nuk e ka lënë kinemanë, por i është përkushtuar roleve më pak impenjative fizikisht. “Në këtë moment nuk dua të bëj televizion apo filma me Mr. Bean. Është një karakter shumë i lodhshëm fizikisht dhe mosha bën të vetën. Për fat të mirë në Angli jam i njohur dhe për interpretime të tjera”,- ka thënë aktori në një intervistë për revistën e përjavshme “Gente”. Mr. Bean erdhi në jetë nga Atkinson si një karakter kabareje në vitet ‘80. Pas suksesit të madh su shfaq në televizion më 1 janar të 1990-ës. Karakteristikat e personazhit janë të pakta dhe mbahen mend lehtë: një kostum i njëjtë në çdo episod, një Mini të gjelbër si një mjet transporti dhe arushi prej pellushi Teddy si një mik besnik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -