Gazeta Shqip do të mbyllet pas 11 vjetësh. Ajo ka nxjerrë sot numrin e fundit, duke shkruajtur në faqe të parë “Faleminderit”. Gazeta e përditshme nuk do të jetë më e tillë për shkak të financave dhe rënies të lexuesve. Ajo do të jetë vetëm në versionin online dhe do të dalë një numër print vetëm në fundjavë. Zëvëndës Kryeredaktori Urim Bajrami ka postuar në Facebook-un e tij, faqen e parë, të numrit të fundit të gazetës Shqip dhe falenderon të gjithë stafin që kanë kontribuar në këtë gazetë për më shumë se një dekadë. Gjithashtu, në këtë numër kanë shkruar një artikull “Lamtumirë Gazeta Shqip” ku kanë folur për të gjithë mundimin dhe arritjet e gazetës në këto vite.