Lamar Odom ka dalë nga spitali ku ishte shtruar që prej 13 Tetorit 2015, pasi u gjet pa ndjenja në një hotel në Nevada.
Ish-bashkëshortja e tij, Khloe Kardashian, ka bërë të mundur që të shmanget vëmëndja e gazetarëve ndërsa Odom tashmë ndodhet në një shtëpi pranë familjes Kardashian.
Odom i kaloi festat e fundvitit në shoqërinë e fëmijëve të tij, Lamar Odom Jr. dhe Destiny, në spital.
“Lamar ndihet shumë më mirë. Ai ishte shumë i lumtur që pati fëmijët pranë për festat e fundvitit, dhe po ashtu edhe ata”, ka thënë një burim për Us Weekly.