Lajm i mirë: Miratohet propozimi për lëvizjen e Kosovës pa viza!

Pas shumë përpjekjeve dhe diskutimeve, përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian dakordësuan mbi miratimin e propozimit për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pritet që vendimi të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Kjo datë vjen si kërkesë e Spanjës (një prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës). Fillimisht, Republika Çeke, e cila udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023, por data u shty.

Advertisement

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së dhe ky takim do të mbahet të mërkurën. Sipas diplomatëve, kalimi i propozimit është një hap pozitiv, pasi tanimë ka një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.

Kosova duhet të kalojë nëpër këto shkallë për të marrë liberalizimin e vizave për shtetasit e saj: