Lady Gaga zgjodhi një nënë surrogate për të sjellë në jetë vajzën e saj.

Saturday, September 19, 2026

Disa ditë më parë këngëtarja Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, u bënë prindër të një vajze, të pagëzuar me emrin Rose Bean Polansky.

Artistja është bërë prind përmes një nëne surrogate. Çifti nuk ka bërë të ditur arsyen përse zgjodhi rrugën e surrogacisë. Duke u rikthyer pak pas në kohë, artistja ka folur hapur në të kaluarën për betejën e saj me fibromialgjinë, një gjendje shëndetësore që shkakton dhimbje të tmerrshme trupore dhe lodhje kronike.

Në dokumentarin e saj në Netflix, “Gaga: Five Foot Tëo” (2017), ajo tregoi sfidat e përditshme me dhimbjen kronike, ndërsa në një intervistë të vitit 2020 deklaroi se shpesh ndjente “dhimbje nga koka te këmba”.

Lajmi për lindjen e vajzës erdhi pas disa muajsh misteriozë ku këngëtarja u tërhoq plotësisht nga jeta publike.

Lady Gaga dhe Michael Polansky janë bashkë që nga viti 2019 dhe kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë në prill të vitit 2024.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM