Lacoste zëvendëson logon e krokodilit me 10 kafshë të tjera (Foto)

    0
    Lacoste zëvendëson logon e krokodilit me 10 kafshë të tjera (Foto)

    Harrojeni krokodilin për pak kohë…

    Logoja legjendare e krokodilit është zëvendësuar me 10 kafshë të tjera, të cilt rrezikojnë të zhduken. Marka e njohur Lacoste i është bashkuar një mesazhi të rëndësishëm të ditëve të sotme, mbrojtjen e specieve në zhdukjeje.

     Fushata “Mbroni kafshët tona” është një bashkëpunim i firmës së njohur me Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Koleksioni i ri përmban 10 bluza me logo të ndryshme. Numri i specieve të veçanta e në rrezik zhdukjeje është i barabartë me numrin e bluzave të prodhuara. Për shembull, në botë gjenden vetëm 450 iguana të rralla, të cilat rriten në një ishull të virgjër të Britanisë, aq sa numri i bluzave të prodhuara me këtë logo.

    Një polo e tillë kushton rreth 183 dollarë.