Laboratori i kanabisit, “arrest me burg” për 2 të arrestuar

Foto Arkiv

Gjykata e Krimeve të Rënda në Durrës ka dhënë këtë të hënë masën e sigurisë për 2 të arrestuar lidhur me laboratorin e drogës që u zbulua në fundjavë.

Togat e zeza kanë vendosur njëzëri “burg pa afat” për shtetasit Bejto Kotaj dhe Hiqmet Pashollari.

Advertisement

Laboratori i kanabisit u zbulua ditën e shtunë në zonën e ish-Kënetës, ku u gjetën dhe u sekuestruan 700 kg kanabis dhe gjithësej u arrestuan 7 persona, disa prej të cilëve biznesmenë të njohur.

Masa e sigurisë për këta të fundit pritet të jepet më vonë gjatë ditës.