Përditësimi i fundit i iPhone-it, mund t’ju ndryshojë jetën të gjithë atyre që kanë probleme me mungesën e përqëndrimit dhe organizimin e gjërave. Si fillim, përditësojeni telefonin me iOS 15 dhe pastaj zbuloni më shumë rreth opsionit “Focus Mode”. Pas 5 minutash do të kuptoni që mund të organizoni jetën fare thjeshtë!
Nëse jeni familjarë me opsionin “do not disturb” të iPhone-it, do të shihni aplikacionet e reja të shtuara brenda tij. Gjatë kohës që ju punoni apo mësoni mund të lejoni t’ju vijnë njoftime vetëm nga aplikacione të caktuara, si dhe mund të ndani leximin, shkrimin, aktivitetin fizik dhe çdo detyrë tjetër që i keni vënë vetes.
Përveç kategorive që do t’ju shfaqen aty, mund të shtoni të tjera sipas dëshirës. Kur doni ta nisni mëngjesin duke medituar apo duke bërë joga, aktivizoni opsionin “Mindfulness”.
Para se të shkoni në palestër apo të nisni aktivitetin fizik ka shumë gjasa të hutoheni në telefon dhe për këtë do t’ju ndihmojë opsioni Workout. “Focus Mode” i iOS 15 do t’ju bëjë më produktivë duke ju përqëndruar vetëm tek gjëja që bëni në një moment të caktuar. Duke e bërë On në oraret e caktuara ajo do të aktivizohet në mënyrë automatike.
E njëjta gjë edhe kur aktivizoni “Writing”. Të gjithë njoftimet e tjera ju vijnë në një moment të dytë që ju të fokusoheni tek çfarë po shkruani në atë moment.
Nëse kishit nevojë për organizim në jetë, ky aplikacion do t’ju ndryshojë rutinën dhe do t’ju bëjë të ndiheni më pak keq për gjithë kohën që shpenzoni në celular.