Kuvend, betohen 8 deputetët e rinj

Arkiv

Në fillim të seancës së kësaj të enjteje në Kuvend, u betuan 8 deputetët e rinj, të cilët morën mandatet e lëna nga kandidatët për kryebashkiakë.
Në fillim të procedurës, në emër të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputetja Vasilika Hysi paraqiti raportin përkatës, sipas të cilit, mandati i dhënë nga KQZ për tetë deputetët e rinj është i ligjshëm dhe në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Deputetët e rinj nga maxhoranca janë: Bujar Çela, Antoneta Dhima, Shkëlqim Troplini dhe Edlira Çekrezi. Ndërsa nga opozita Arbiola Halimi, Mimoza Hajdarmataj, Irma Kopliku dhe Asllan Dogjani.
Ata morën mandatet e lëna nga Armando Subashi, Miranda Rira, Majlinda Bufi dhe Artur Bushi nga maxhoranca, ndërsa nga opozita Ardian Turku, Besnik Dushaj, Voltana Ademi dhe Halim Kosova.
Gjatë kësaj seance, e cila po vijon punimet, pritet ratifikimi i disa marrëveshjeve që lidhen me projekte në infrastructure, ndër të cilat, marrëveshja e grantit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për by-pass-et rrugore të Fierit dhe Vlorës.
Gjithashtu, në rendin e ditës përfshihet edhe miratimi i dy projekt-rezolutave; ajo për vlerësimin e punës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe e punës së Avokatit të Popullit, për vitin 2014.

Advertisement