Gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare, në sallë është futur ish-kryeministri Berisha. Menjëherë kreu i qeverisë Rama i është drejtuar: “Hadje Sali hajde se i zuri gjumi këta, ulu Sali, ku e ke shaminë, ku e ke? Ulu Sali se të paska humbur shamia, ulu të të hapen pak sytë se je përgjumësh, je zgjuar vonë sot, ulu Sali”.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur: “Ku i ke kunetërit, shoku Xhemal? Ku i ke kunetërit, Xhemal? Xhemal, ku i ke kunetërit e Strasburgut?”
“Sali, je unikal, nuk konkurohesh dot, je i vetmi shqiptar që nuk njeh baxhanakun. Je prezantuar me baxhanakun? Apo e ke parë tek filmi War Dogs?”
Më pas deputeti Berisha është ulur në sallë ndërsa kryeministri Rama ka vijuar:
“Sali, dua të të informoj se Halimi mbajti një fjalim me shkrim. Kam admirim ndaj tij, se Halimi është i vetmi që marrëzitë e tua i shkruan e pastaj vjen e i reciton, ndërsa këta të tjerët i recitojnë. Halimi s’ka potencë folklorike, ai është rapsod i vogël me një çifteli me tel, ti e ke harkun e lahutës që e hap krahun. Në këtë pikë nuk është rastësi që në 25 vite je aty dhe do jesh edhe 25 vite të tjera, jam i sigurtë. Kush do bëhet kryetar PD, njërin vesh duhet ta mbajë tek dora jote. Sic nisi Luli ligjin e Vetting-ut në kushtetuese sepse e kape ti për veshi, se ai nuk donte, donte ta zgjidhte në mënyrë demokratike.”