Kushtetuesja i hap rrugë ndarjes së re administrativo-territoriale

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ndarjes së re territoriale.

Sipas përfaqësuesve ligjor të Partisë Demokratike, kjo ndarje e re territoriale ka shkelur 5 pika të Kushtetutës, prandaj ky ligj duhet të kthehet. Nga krahu tjetër Partia Socialiste me përfaqësuesit e saj ligjor ka theksuar se ligji pë ndarjen e re territoriale është konform ligjit dhe i përmbush të gjitha kriteret kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
1) Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. 2) Pezullimin e ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”,
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 15.12.2014, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
Rrëzimin e kërkesës
Ndërkaq vendimi i Gjykatës Kushtetuese u përshëndet edhe nga Kryeministri Edi Rama i cili tha se ky vendim do i hapë rrugën riorganizimit rrënjësor të territorit dhe shërbimeve.

Advertisement