Kush nuk merr Oscar, merr 125 mijë dollarë dhurata. Kujdes, përfshihen edhe vibratorët!

“Humbësit” në ceremoninë e çmimeve Oscar nuk do të ndihen dhe aq keq, kjo pasi të nominuarit që nuk do të marrin në shtëpi statujën e artë do të marrin në vend të saj një çantë me dhurata që kap vlerën 125 mijë dollarë të cilës i kanë vënë emrin “Everyone Wins at the Oscars” (Të gjithë fitojnë në ceremoninë Oscar).

Dhuratat shpërndahen nga firma Distinctive Assets për të nominuarit e kategorive “Aktori/ja më e mirë”, “Aktori/ja joprotagonist” dhe kategorinë e Regjisorëve.
Ja disa prej produkteve:

Advertisement

Proçedura që ndikojnë në eksperiencën seksuale plus një Vibrator! $5,250
Yjet do të kenë mundësi të zgjedhin mes O-Shot (Orgasm Shot), LEO ose Priapus Shot. Proçedura, që kushton rreth 5 mijë dollarë, ndikon në rritjen e ndjeshmërisë gjatë akteve seksuale dhe do tu bëhet nga ai i cili e ka shpikur, Charles Runels.
“Humbësit” do të kenë në çantë edhe një Vibrator Afterglow Pulsewave ($250).

Aventurë, $12,500
Kjo pjesë përfshin kamping luksoz, ngjitje në mal dhe çiklizëm në një prej vendeve më të bukura nga TerraVelo Tours. Paketa përfshin edhe xhiro me balonë, darkat, surf, kalërim dhe mësime si të gatuajmë djathin. Por nëse yjet do të kenë preferenca rreth ushqimit, nuk ka asnjë problem, pasi me vete do të kenë kuzhinierë për të përgatitur çdo vakt, si edhe akses të padiskutueshëm në verërat e Napa Valley.

Makinë Audi me qera për një vit, $20,000
Të nominuarit që nuk do të marrin Oscar do të kenë mundësi të udhëtojnë me makina Audi për një vit (të marra me qera).

Mobilje të personalizuara, $25,000
Dhurata vjen nga arkitektja Elena Foccoli e cila do të dizenjojë dhe ndërtojë për secilin një mobilje unike dhe ekskluzive.

Astrologji dhe më shumë, $20,000
Secili do të marrë një çertifikatë me vlerë 20 mijë dollarë nëpërmjet së cilës ata do të mund të thërrasin kur të duan astrologen Olessia Kantor për të diskutuar horoskopin dhe ëndrrat. Mbi të gjitha, Kantor do tu mësojë teknika të kontrollit të mëndjes.

Udhëtim me tren në Rocky Mountains, $14,600
Ashtu si vitin e shkuar do të ofrohet edhe udhëtimi luksoz në malet e Kanadasë.

Paketa e shëndetit, $14,200
Të nominuarve u ofrohet mundësia e një pakete që përfshin trajtime të trupit, shpirtit dhe mëndjes. Këtu hyjnë: analizë mineralesh e flokëve ($1,590), një ditë VIP me trajtime të personalizuara ($3,500), event me gatime organike ($1000) etj.

Ëmbëlsira plus ushqime të tjera, $1,295
Këtu përfshihen ëmbëlsirat e përzgjedhura vetë sipas dëshirës ($800), ndërsa në çantë do të kenë Posh Pretzels ($50), Rouge Maple ($280), mente XO ($10), biskota pa gluten nga Esther Easter’s Treats ($45), çajra herbale nga Dosha Pops ($70), dhe Hydroxycut ($45).

Kripë Deti plus një turne VIP $1,550
La Baleine ofron kripë nga burimi i saj natyral në Jug të Francës. Gjithashtu yjet do të mund të vizitojnë edhe vendin ku nxirret kjo kripë. Grupi gjithashtu do të shijojë plazhin privat dhe një drekë.

Terapi të humbjes në peshë $4,100
Në rast se dëshirojnë të humbasin në peshë, yjeve do tu ofrohet “teknologjia e dritës” nga Ventura sipas së cilës humbet në peshë me tre javë trajtim.