Rrjetet sociale janë gjithnjë e më të përhapur dhe janë konfirmuar si një instrument i privilegjuar për të qëndruar në kontakt me miqtë, të mbahemi të informuar dhe të ndjekim yjet e preferuar. Kështu Time ka përpiluar klasifikimin e 10 yjeve të Facebook, rrjeti më i famshëm për momentin. Më e ndjekur në absolut është Lady Gaga që deri më 5 korrik 2010 kish fituar zemrat e 10.163.990 fansave. Më pas renditet Vin Diesel dhe më pas Presidenti i SH.B.A.-ve Barack Obama me 9.861.349 fansa. Në klasifikim ka aktorë, personazhe televizivë dhe sportistë. Në vendin e pestë është renditur Dr. House dhe në të tetin Cristiano Ronaldo. Zakonisht këto faqe janë shumë të ndjekura pasi stafi update-on në kohë reale informacionet për benjaminët e tyre.