Ajo që e shpiku këtë festë quhet Sonora Smart Dodd, një zonjë amerikane që në 1910-ën arriti t’i bënte zyrtare festimet në muajin kur kish lindur i ati, veteran lufte. Zonja Dodd ish frymëzuar nga një feste e kishës së saj Metodiste një vit më parë, 5 korrik 1909. Me kalimin e viteve cdo shtet ka zgjedhur një ditë kur kujtojnë të gjithë baballarët. Në Itali, Bolivi, Honduras, Liechestein, Andorra, Portugali dhe Spanjë është vendosur si datë ideale 19 Marsi, sepse në këtë ditë festohet edhe Shen Giuseppe, babai i Jezusit.