Kush duhet të flerë më tepër?

Prof. Jim Horne, drejtor i Sleep Research Centre në Longborough University ka thënë: “Një nga funksionet kryesore të gjumit është të lërë trurin të çlodhet dhe të rikuperojë. Sa më shumë përdoret truri gjatë ditës, aq më tepër ka nevojë të rikuperojë e si rrjedhojë më tepër nevojë ka për gjumë. Femrat kanë tendencë të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht ndaj përdorin më tepër trurin se meshkujt. Ja përse femrat kanë më tepër nevojë të flenë më shumë”. Në përgjithësi një femër ka nevojë të flejë mesatarisht 20 minuta më tepër se një mashkull, por kuptohet që kjo varion nga personi në person dhe mënyrat e tyre të jetesës.

Advertisement