Kush do të marrë shpërblim për fundvit

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se do të marrin shpërblim disa kategori të caktuara për fundvit.

“Ashtu sikundër meritojnë vëmendje njerëzit në nevojë, ashtu meritojnë stimuj njerëz të spikatur të kësaj shoqërie.”, tha Rama. Kryeministri tha se qeveria ka ndryshuar filozofi në dhënien e shpërblimeve. Sipas tij, vëmendja duhet të jetë e njëjtë si ndaj personave në nevojë ashtu edhe atyre që kanë dhënë kontribut përgajtë këtij viti në arsim, shëndetësi e për sigurinë e vendit.
Shpërblimet:
• Personat me aftësi të kufizuar, familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë, do të përfitojnë një shpërblim prej 3 mijë lekësh ose 30 dollarë
• Pensionistët do të përfitojnë një shpërblim prej 2 mijë lekë ose 20 dollarë.
• Veteranët dhe ish të përndjekurit mbi 65 vjec, shpërblimi do të jetë 5 mijë lekë ose 50 dollarë.
• Fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të rënë në krye të detyrës shpërblimi do të jetë 10 mijë lekë ose 100 dollarë.
• Nxënësit e shkëlqyer dhe studentët e ekselencës do të marrin një shpërblim 5 mijë lekë ose 50 dollarë
• Mësuesit e shkëlqyer do të marrin një shpërblim 40 mijë lekë ose 400 dollarë
• Trupa e shërbimeve më të mira në shëndetësi do të marrë një shpërblim 40 mijë lekë ose 400 dollarë.
• Njësia policore e qarkullimit rrugor të Tiranës do të marrë një shpërblim 40 mijë lekë ose 400 dollarë për cdo punonjës
• Njësia që shpëtoi parkun Kombëtar të Divjakës do të marrin një shpërblim prej 40 mijë lekë ose 400 dollarë.
Fondi total që qeveria ka vendosur të vë në dispozicion për shpërblimin e fundvitit kap vlerën e 1.8 milion dollarë.

Advertisement