Kur mërzitem, ha!

Artistja që ka luftuar shumë me peshën e saj në të shkuarën ka pranuar se e trajton veten me ushqime me shumë kalori kur ndihet e mërzitur. “Kur jam e mërzitur dua të ha, por kur jam e lumtur as që më shkon mendja tek ushqimi. Kur jam e uritur ha, kur nuk jam nuk ha. Nuk para rri të numëroj kaloritë, por edhe i kam parasysh. Jam nga Texas-i dhe më pëlqejnë gjërat e skuqura. Një ditë në javë ja bëj qejfin vetes duke ngrënë ushqime që më pëlqejnë. Mendoj se është e rëndësishme që të mos themi “nuk duhet t’a ha këtë apo atë”. Duhet të hamë gjithçka që n’a pëlqen, por në mënyrë të moderuar”,- ka thënë Jessica.

Advertisement