Kur Leo bën si idiot!

Ylli i Hollywoodit ka pranuar se duhet të kthehet tek miqtë e tij e të sillet si një idiot në mënyrë që të shpëtojë nga kompleksiteti i personazheve që luan. “Dal e pi ca gota herë pas here. Ndonjëherë shkoj edhe për pushime. Gjërat që marr përsipër i bëj me seriozitet dhe kur jam në sheshxhirim fokusohem totalisht në punë. Pasi mbaroj e kam ves të dal me miqtë, të flas për gjëra të parëndësishme dhe të sillem si idiot sepse duhet të filtroj gjithë ato gjëra serioze me të cilat merrem tërë kohës. Është një lloj terapie të qenurit komplet idiot me miqtë e mi dhe më duket fantastike”,‐ ka thënë aktori.

Leonardo ka rrëfyer se roli i Teddy‐t në filmin e fundit SHUTTER ISLAND ishte ndoshta më i thelli që ka përjetuar ndonjeherë me personazhet e tjerë. Teddy mbërrin në një ishull për të hetuar zhdukjen e një vrasësi nga spitali i kriminelëve të çmendur. Pas kësaj eksperience ai do të luajë role më të lehta. “Ky vit do të jetë viti ku do të merrem me veten, pasi jam 35 vjeç dhe kam marrë shumë gjëra seriozisht, ndoshta më seriozisht nga ç’duhet. Kështu që do të sigurohem që çdo zgjedhje e ardhshme të jetë e duhura për mua. Të shohim se ku do të arrij”,‐ ka thënë Leonardo Di Caprio.

Advertisement