Kuptimi i fuqishëm pas këngës së re të Demi Lovatos!

Demi Lovato sapo mbushi 29 vjeç! Për të festuar rastin, ajo publikoi videoklipin për këngën e e re, “Melon Cake”.

Vitin e kaluar, Demi foli për çrregullimet e të ngrënit dhe mënyrën se si ekipi e “kontrollonte”. Ata i fshihnin frutat për ta ndaluar të hante sheqer.

Advertisement

“Nëse do të isha në dhomën time të hotelit natën, ata do të siguroheshin që unë të mos mund ta merrja shërbimin në dhomë. Ose nëse kisha shumë fruta në dhomë, i hiqnin sepse ishte ‘sheqer shtesë’. Nuk po flasim për ëmbëlsira, biskota apo gjëra të tilla: Ishin thjesht fruta!”, u shpreh ajo.

Kjo vazhdoi deri në atë pikë sa për ditëlindje, Demit do t’i jepej një shalqi me krem të bardhë pa yndyrë përsipër si “tortë”, prandaj edhe kënga quhet “tortë shalqiri”.

Këngëtarja shpjegoi:

“Për vite me radhë ne e bëmë këtë, duke e kthyer edhe në shaka, por e vërteta është se unë thjesht doja një tortë ditëlindjeje”.

E gjithë përvoja krijoi dhe këngën e “Melon Cake”, ku këngëtarja tregon se “ka jetuar si e burgosur brenda mendjes së vet” apo i kërkon falje vetes:

“E dashur vetja ime e vogël, më fal që më mori kaq shumë kohë, por më në fund je e lirë!”

Thënë këto, fëmijët, adoleshentët, por edhe të rriturit, nuk duhet të tentojnë drejt ekstremeve të tilla dietike. Kufizimet e këtij lloji thjesht sa përkeqësojnë/provokojnë çrregullime të të ngrënit, si dhe ndikojnë në shëndetin mendor të individëve.