Kukullat që “tmerruan” Londrën

Përdoruesit e metrove në Londër kanë marrë një surprizë jo dhe aq të këndshme.
Dy kukulla gjigande viktoriane (si ato në filmin “The Shining”) janë shfaqur krejt papritur duke frikësuar të gjithë kalimtarët.
Sipas raportimeve, kukullat janë shfaqur gjatë orëve të pikut në zonat me më shumë kalimtarë.
Më pas u zbulua se e gjitha ka qenë reklamimi i një parku lojrash që pritet të hapet në 2016-ën.
Parku, i krijuar nga iluzionisti Derren Brown, do të jetë i pari në llojin e tij, që do të luajë me psikologjinë e qytetarëve.

Advertisement