Kukës – Rama premton plan investimesh në spitalet rajonale

Kalimi në një shërbim shëndetësor universal është një nga piketat e rithemelimit, sic e vlereson Rama, të Sistemit Shëndetësor në vend, pasi me këtë skemë një pjesë e rëndësishme e popullsisë nuk merr dot një mjekim. “Një nga shtatë pikat e programit tonë është reforma radikale e sistemit shëndetësor për të kaluar nga një sistem i falimentuar bazuar në sigurime shëndetësore, që ka lënë 40% të popullit jashtë sistemit, ndër ta pjesa më e madhe në zonën veriore, në një sistem shëndetësor universal. Ky do të jetë një sistem që do të trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë”, tha Rama. Kryetari socialist premtoi për një plan investimesh ne spitalet rajonale te vendit: “Pjesë e reformave janë dhe një plan investimesh për spitalet rajonale, duke mundësuar, nga njëra anë rritjen e cilësisë së shërbimit në QSUT por edhe në të gjitha spitalet rajonale të vendit”, vazhdoi Rama, i cili theksoi domosdoshmërinë e një politike të re edhe në sektorin e shëndetësisë.

Advertisement