I ndjeri ishte në mandatin e tij të dytë si kryetar komune i zgjedhur nga Partia Socialiste. Nga hetimet e kryera, doli se viktima ishte thirrur jashtë banesës që ndodhet vetëm 500 metra larg drejtorisë së policisë Kukës, nga persona që për momentin mbeten të panjohur. Me tu afruar, personat kanë hapur zjarr me armë viktimën e tyre Remzi Veseli duke i marrë jetën. Jo zyrtarisht, policia tha se kjo ngjarje po hetohet në dy pista, ajo për motive personale dhe ajo e ushtrimit të detyrës si kryetar komune.