Kukës – Përurohet sot rruga Durrës-Kukës

Ndërkaq, përfaqësuesi turk ka parashikuar që të zhvillojë takime gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri edhe me kryesocialistin Edi Rama dhe presidentin Bamir Topi. Vetëm pak javë më parë, u zhvillua ceremonia e përurimit të tunelit në zonën Rrëshen-Kalimash dhe sot përuroret gjithë përfundimi i këtij segmenti, i cili është pjesë e rëndësishme e gjitëh aksit rrugor Durrës-Kukës. Ceremonia e përurimit do të nisë në orën 11 dhe do jetë kryeministri Berisha ai që do të presë shiritin e përurimit të korridorit të shqiptarëve në prani të personaliteteve të rëndësishme botërore. Autostrada e re, projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë – segmenti Rrëshen-Kalimash, është pjesë integrale e korridorit Durrës-Morinë. Janë gjithsej 29 ura gjigante që janë të përfunduara tashmë. Autostrada Durrës-Kukës do të shkurtojë distancat mes shqiptarëve, shteteve dhe popujve të Ballkanit, në radhë të parë të shqiptarëve.

Advertisement