Kreu i kësaj partie Petro Koci ndërsa foli për rrugën Durrës-Kukës tha se kjo është meritë e socialisteve dhe jo e qeverisë Berisha. “Unë mund tju them që autostrada Ibrahim Rugova, sepse i takon atij që ti vendoset emri në këtë autostradë të rëndësishme, është një autostradë e integrimit të kombit shqiptar jo vetëm mes vetes por edhe në rajon dhe në Bashkimin Europian. Ju e dini shumë mirë që ne kemi drejtuar lobin parlamentar për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës dhe shpëtuam nga alternativa e PD-së sipas të cilës rruga duhet të kalonte nga Kina pastaj të vinte në Kukës”, theksoi Koci.