Dy police jane qelluar me arme zjarri dhe jane gjetur te vdekur mbreme rreth ores 22:30 ne fshatin Shen Meri te Kukesit teksa po kryenin detyren ne nje postbllok te vendosur ne rruge pas situates emergjente me deboren ne kete qark. Policet, Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, sipas te dhenave zyrtare, jane qelluar nga Afrim Hasanaj. Punonjesit e policise se rendit dhe i dyshuari thuhet se kane patur nje grindje banale pak dite me pare, nderkohe qe Hasanaj njihet si nje person me precedente penale. Sipas policisë lokale tri ditë më parë është ushtruar kontroll në banesat e fshatit për armëmbajtje pa leje, përfshirë këtu edhe atë të autorit të krimit. Ndërkohë që ende nuk është përcaktuar lloji i armës me të cilën janë qëlluar dy policët. Ne vendngjarje menjehere kane shkuar drejtuesit e policise se qarkut Kukes dhe drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci. Kërkimet për të dyshuarin si autor të ekzekutimit të dy policëve, Afrim Hasani kanë vazhduar gjithë natën. Forca të shumta policie kanë shtrirë kërkimet në Kukës, Pukë, Fushë Arrëz. Sipas burimeve nga policia postblloqet të shumta janë ngritur përgjatë rrugës nacionale Kukës-Tiranë, si dhe në akse të tjera të këtij rrethi. Ndersa ne ndjekje te te dyshuarit pervec uniformave te policise se Kukesit, jane nisur nga Tirana edhe forcat speciale te repartit RENEA.