Kukës | CEZ Shpërndarje masa për furnizimin me energji gjatë dimrit

Kompania e CEZ-shpërndarjes në rrethin e Kukësit ka nisur përgatitjet për furnizimin me energji elektrike gjatë periudhës së dimrit. Për menaxhimin e situatës në stinën e ftohtë, me reshje shiu, dëborë dhe ngrica, kompania ÇEZ-Shpërndarje ka nisur nga puna për riparimin e linjave të tensionit të ulët e të mesëm në disa prej lagjeve të qytetit verilindor, ndërsa për shkak të këtyre ndërhyrjejeve të domosdoshme, prej dy ditësh banorëve të Kukësit i ka munguar energjia elektrike për 4- 6 orë në ditë. “Këto punime janë të parashikuara dhe synojnë rritjen e sigurisë së rrjetit të shpërndarjes së energjisë eleektrike për periudhën e dimrit”, tha Alban Sefa, specialist i ÇEZ-Shpërndarjes. Sefa bëri të ditur se remonte të linjave shpërndarjes së energjisë elektrike do të ketë edhe në zona të tjera problematike të rrethit, ku për shkak të ngarkesës në rrjet janë shfaqur defekte të herëpasherëshme. Për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike edhe në periudhën e dimrit do të ketë ndërhyrje edhe në një numër kabinash, ndërkohë që grupe pune të ÇEZ-it po përpiqen të mbledhin detyrimet e prapambetura nga konsumatorët e energjisë elektrike.

Advertisement